Ish-shoferi i Ervis Martinajt, Jeton Lami 31-vjec ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, bashkë me dy miq të tij Florin Domi 30 vjeç dhe Flogert Mezhika 34 vjeç, për shkak se dyshohet se janë autorët që porositën vendosjen e tritolit orët e para të mëngjesit të së shtunës në një biznes në Kamëz. Ndërkohë për këtë ngjarje në kërkim është shpallur Ervis Lami.
Sipas policisë Jeton Lami dhe grupi I tij, I kanë vënë gjobë 500 mijë euro pronarit të biznesit Saimri Sina dhe dy qiramarrëqsve, Klodjan Murati dhe Benard Elezi. Por duke qënë se këta të fundit nuk kanë pranuar të paguajnë gjobën e marramendës, Jeton Lami dyshohet se organizioi shpërthimin me tritol. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ka qënë dëshmia e dhënë në polici nga të dëmatuarit, që kanë zbuluar se pas tritolit fshiheshin të arrestuarit Jeton Lami, Florin Domi dhe Floget Mezhika si dhe I shpalluri në kërkim Ervis Lami. Emri I këtij të fundit, Ervis Lamit, u skedua nga policia edhe për vrasjen e postierit Lulëzim Visha, por autoritetet nuk gjetën prova.
Ish-oficeri i forcave Operacionale, Jeton Lami u arrestua nga policia në vitin 2022, pasi u zbulua se ishte lidhje e ngushtë dhe shoqërues I Ervis Martinajt, në atë kohë në kërkim nga policia. Pas dënimit për shpërdorim detyre, Jeton Lami u lirua nga qelia më 24 nëntor të vitit 2023.
Lami sipas autoritetve është personi i fundit, i cili ka takuar Ervis Martinajn teksa e ka shoqëruar me makinë në Durrës, para se ‘mbreti i lojërave të fatit’ të zhdukej pa lënë asnjë gjurmë.
Jeton Lami i ka mohuar kategorikisht akuzat për lidhje të tij me zhdukjen e Ervis Martinajt në gusht të vitit 2022, para hetuesve. Sipas tij, me ish bosin e lojërave të fatit është njohur 10 vite më parë, por e mohon miqësinë e ngushtë, pavarësisht se në kamerat e sigurisë, në momentet e fundit që Ervis Martianj filmohet para se të zhdukej, Jeton Lami e shoqëron në zonën e Zogut të Zi ndësa më pas për në Durrës. Më pas në kamerat e sigurisë Jeton Lamit e shoqëron sërish Ervis Martinaj nga Durrësi për ta lënë në në një hotel në Vorë, dhe që nga ky moment nuk dihet më asgjë për fatin e bosit të lojrave të fatit.
/ abcnews.al /

