Tritol në mes të Tiranës, vrasje me snajper dhe “sharrim” me kallash, saga e vrasjeve mes familjeve në Rrëshen: Sot u kap ekzekutori i Sajmir Jakut

schedule10:36 - 26 Korrik, 2022

schedule 10:36 - 26 Korrik, 2022

Arrestimi i vrasësit të Saimri Jakut duket të jetë ngjarja e fundit në sagën e vrasjeve për hakmarrje mes dy familjeve në Rrëshen. Jaku u ekzekutua në shtator 2016 dhe sipas policisë, vrasësi është një person nga Laçi me banim në Krujë. Bëhet fjalë për një vrasës me pagesë, ndërkohë që porosia sipas bluve është dhënë nga një grup kriminal me aktivitet në qarkun e Lezhës.

Leo KËTU gjithçka mbi serialin e vrasjeve

Ngjarja më e fundit që dyshohet se ka të bëjë me këtë serial vrasjesh ishte ekzekutimi me snajper në janar 2020 i Kastriot Reçit. Vrasja e tij është ende mister, ndërsa dyshohet se është kryer nga një ekspert i përdorimit të snajperit, ish-pjestar i Forcave Speciale. Siç raportoi ekskluzivisht abcnews.al atëhere, snajperi i përdorur ishte vjedhur në Kosovë.

Saga e vrasjeve mes familjave në Rrëshen

Në shtator 2020 i bëhet atentat Preng Gjinit, i cili tronditi Tiranën, pasi u krye në një zonë mjaft të populluar, ndërsa ishte vijim i kalvarit të hakmarrjes së nisur disa vite më parë për prishje të pazareve të drogës.

Në 5 vitet e fundit nga përplasja mes dy fiseve Gjini dhe Reçi janë ekzekutuar 5 persona në Belgjikë, Romë dhe Shqipëri. Sajmir Jaku, Gasper Reçi, Kreshnik Gjini, Tonin Gjini dhe Kastriot Reçi janë viktimat e hakmarrjes së egër mes dy fiseve.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Qitësi hyri si burrë dhe doli si grua, Abc News zbardh dosjen e prokurorisë: Si u vra Kastriot Reçi

Në datë 9 shtator të vitit 2016 u ekzekutua Sajmir Jaku në Rrëshen nga dy persona të armatosur. Sajmir Jaku ishte drejtori i OSHEE-së për zonën e veriut, ndërsa nga atentati mbeti i plagosur edhe një tjetër person. Jaku ishte së bashku me shokun e tij duke konsumuar një kafe në momentin që dy personat e armatosur hapën zjarr kundër tyre.

Lexo edhe: Zbulohet profili i vrasësit të Kastriot Reçit

Një vit më pas në 28 prill në Itali u vra Gaspër Reçi 43 vjeç me 4 plumba. Ai u ekzekutua në Romë në banesën e tij, ndërsa autori nuk u zbulua. Në banesë në momentin e vrasjes ishte vetëm vajza e tij. Nga hetimet e autoriteteve italiane rezultoi se Reçi ishte me precedent në fushën e trafikut të drogës duke i çuar ngjarjet në pistën e hakmarrjes për prishjen e pazareve.

Lexo edhe: FOTO/ Me silenaciator dhe mjaft preciz, ky është snajperi që vrau Kastriot Reçin

Nga Italia në Belgjikë. Viktima e radhës ishte Kreshnik Gjini 31 vjeç, që u ekzekutua 6 Shtator 2017 në komunën Forest. Dy persona të maskuar dhe të armatosur e qëlluan me dy plumba duke e lënë të vdekur në vend. Gjini punonte në një lokal dhe u vra përpara koleges së tij.

Në momentin kur shqiptari u fut në makinë, autorët e qëlluan direkt duke mos i lënë mundësi reagimi. Vrasja ishte e lidhur me atë në Rrëshen dhe Romë, por autorët nuk u zbuluan.

Lexo edhe: “Kastriot Reçi nuk dilte”, Artan Hoxha: Snajperi prodhim italian, është përdorur në luftën e Kosovës

Viktima e radhës ishte Armando Gjini, i ekzekutuar në gusht 2019 në qendër të Rrëshenit. Ai njihej si pjesë e bandës së Met Kananit, i njohur nga mediat turke si “Eskobari shqiptar”. Në janar të vitit 2020 viktima e fundit e përplasjes mes fiseve ishte Kastriot Reçi. Ai u ekzekutua në qendër të qytetit të Rrëshenit me snajper. 47-vjçari ishte pronar i një televizioni lokal në Mirditë. Ndërkohë Preng Gjini,  arriti që të shpëtonte me plagë të rënda nga një atentat ndaj tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!