Tritol në Lezhë/ I vihet lëndë plasëse lokalit, dëme materiale

schedule08:37 - 14 Mars, 2025

schedule 08:37 - 14 Mars, 2025

Një sasi lëndë plasëse i është vendosur derës së një lokali në qytetin e Lezhës, rreth orës 03:00.

Lokali është në pronësi të një 47-vjeçari, teksa janë shkaktuar dëme materiale.

Tritolin e ka vendosur një person i cili ka qenë i maskuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!