Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në korridorin e katit të 4-t të një pallati në Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të së dielës, në lagjen “Haxhias”. Në katin e katërt, jetonin me qira dy shtetase.
Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë po nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij një 26 vjeçar, i cili banon në hyrjen përballë. 26-vjeçari momentalisht është jashtë rrezikut për jetën.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve./abcnews.al