Tritol në derë të shtëpisë, kush është pronari, vëllai i tij i zhdukur prej vitesh

schedule22:50 - 21 Janar, 2022

schedule 22:50 - 21 Janar, 2022

I është vënë tritoli në derë të shtëpisë në Fushë Krujës, Naim Stafukës. Fatmirësisht nga ky shpërthim nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Naim Stafuka është vëllai i Enver Stafukës, ky i fundit rezulton prej vitesh i zhdukur dhe ende nuk ka asnjë informacion për fatin e tij. Enver Stafuka është bërë i njohur për autoritetet për shkak të një ngjarje të vitit 2013 ku ai u akuzua bashkë me Gentjan Bejtjan vodhën makinën e përdorur në vrasjen e krye komisar Dritan Lamaj, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2013.

Kujtojmë se pak ditë më parë Gentjan Bejtja mbeti i plagosur pas një atentati të bërë ndaj tij në afërsi të Niklës. Atij ju bë atentat nga persona të panjohur dhe në makinë me të ishte edhe Klodjan Stafuka. Kjo ngjarje mbetet ende e pazbardhur. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!