Një shpërthim me lëndë plasëse ndodhi mbrëmjen e djeshme në një mobileri në Nikël. Policia ka zbardhur ngjarjen dhe janë vënë në pranga dy shtetas dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Mbrëmjen e së martës ata i vendosën eksploziv mobilerisë së shtetasit me iniciale E.C.. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale. Autorët e dyshuar të ngjarjes janë personat me inicialet D.Xh. dhe B.K. Këtij të fundit, policia i gjeti në banesë edhe një sasi kanabisi.
Ndërkohë në kërkim janë shpallur dhe dy persona të tjerë, të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje dhe për të cilët policia thotë se nuk mund të japë gjeneralitetet, për arsye hetimi. /abcnews.al