Tritol lokalit, më parë pronarit i plagosën djalin

schedule14:17 - 31 Janar, 2019

schedule 14:17 - 31 Janar, 2019

Një pako me tritol që ishte vendosur tek dera e një lokali në lagjen “Pavarësia” të Vlorës është gjetur nga vetë pronari. Lënda plasëse e lidhur me fitil nuk kishte shpërthyer. Mësohet se pronarit të lokalit i kanë plagosur djalin rreth trë muaj më parë në Vlorë.

Kur shkoi të hape lokalin si çdo mëngjesAdriatik Brahimaj gjeti një pako të dyshimtë tek hyrja e biznesit të tij në lagjen Pavarësia të Vlorës.

Mënjeherë pronari njoftoi policinë e cila bëri rrethimin e perimetrit të sigurisë. Eksplozivi ishte me fitil dhe nuk kishte shpërthyer.Pakoja me rreth 200 gram tritol u mor nga policia e Vlorës.

Edhe pamjet e kamerave të biznesve u sekuestruan  për të identifikuar autorin e vendosjes  së lëndës plasëse në derën e lokalit. Ende nuk ka të dhëna për motivin e ngjarjes.

Mësohet se pronarit Adriatik Brahimaj, në nëntor të vitit 2018 në zonën e Skelës pranë universitetit i kanë plagosur me armë zjarri djalin BrikeloBrahimaj.  Brenda muajit u bë edhe arrestimi i autorit, shtetasit E. Beqiraj. Një pistë që po hetohet nga policia është nesë plagosja e djalit të pronarit ka lidhje me pakon me eksploziv që u gjet mëngjesin e së enjtes tek dera e lokalit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!