Një objekt i dyshuar si lëndë plasëse është gjetur në orët e para të mëngjesit të së hënës pranë pajisjeve të një subjekti që merret me përpunimin e inerteve në zonën e Repsit në Mirditë.
Hetimet qe po kryhen për shpërthimin me lëndë plasëse që ndodhi një ditë më parë në qytetin e Lezhës, ku objekt i sulmit ishte automjeti në pronësi të një efektivi policie kane vijuar intensivisht.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se autorët dyshohet të kenë qenë dy persona që lëviznin me një motor dhe që mbanin skafandra për të fshehur identitetin. Sipas dyshimeve paraprake, ata kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse pranë automjetit të efektivit të policisë Gentian Gjeta dhe më pas e kanë aktivizuar nga një distancë e afërt pasi janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të rindërtuar lëvizjet e autorëve dhe itinerarin që mund të kenë ndjekur para dhe pas ngjarjes.
Vetë efektivi i policisë ka deklaruar para hetuesve se nuk ka konflikte personale dhe nuk ka dhënë emra personash për të cilët mund të ketë dyshime.
Nga verifikimet e deritanishme, pista kryesore ku janë fokusuar hetimet mbetet ajo e një sulmi të mundshëm ndaj efektivit te policise për shkak të detyrës.


