Sot, u raportua lajmi se Kieran Trippier, mbrojtësi anglez i Atletico Madrid, akuzohet se vuri bast për transferimin e tij nga Tottenham te skuadra spanjolle. Për DailyMail, vetë Trippier sqaroi: “FA më kërkoi të marr pjesë në një investigim rreth meje.
Unë, vullnetarisht, pranova dhe do të vazhdoj të pranoj për çdo bashkëpunim. Jam një sportist profesionist, në asnjë moment të karrierës time kam vendosur bast apo kam thyer rregulla.
LEXO EDHE: Akuzohet në lidhje me bastet, rrezikon shumë lojtari i Atletico Madrid
Nuk jam në kushtet ku do të duhej të përfitoj para nga mënyra të tjera, jam me fat që jam futbollist dhe shumë persona do të donin të ishin në vendin tim. Kështu që nuk kam asgjë për të fshehur dhe nuk kam bërë asgjë të gabuar”, tha Trippier./abcnews.al