“Tripleta me Interin arritje historike, Juventusit i rroftë investimi”

schedule08:36 - 6 Prill, 2020

schedule 08:36 - 6 Prill, 2020

Dejan Stankovic ka qenë një mesfushor i kompletuar dhe shumë i mirë. Serbi luajti gjashtë sezone te Lazio dhe nëntë të tjera tek Interi. Në aventurën bardhekaltër fitoi pak, duke llogaritur potencialin e madh të Lazios së mrekullueshme që kishte në përbërje emra si Nesta, Veron, Salas, Nedved, Crespo, Simeone, Stam apo Almeyda.

Tek Interi fitoi tripletën e famshme në vitin 2010 nën drejtimin e Jose Mourinhos. Stankovic rikthehet pas në kohë në një prononcim për Sky Sport, aty ku kujton dy ish-skuadrat e tij italiane dhe e mbyll prononcimin e tij me një thumbim nga Juventusit.

 

Stankovic kur ishte pjesë e Lazios (i ulur, i pari majtas)

 

Janë epoka të ndryshme, ka pothuajse një dekadë diferencë mes dy skuadrave dhe futbolli ndryshonte nga viti në vit. Si Lazio dhe Interi ishin skuadra shumë të forta. Në epokën e Cragnottit (ish-presidenti i famshëm i Lazios), ne fituam shumë pak. Fituam një kampionat dhe një Kupë Kupash, por mund të kishim bërë më mirë.

Tek Interi shkruajtëm historinë, me kalimin e kohës e kam kuptuar realisht arritjen tonë. Fitimi i Tripletës mbetet një arritje e madhe në histori. Juventusi ka investuar shumë aktualisht, por nuk ka qenë në gjendje të përsërisë diçka të tillë”, përfundon ish-mesfushori i njohur. /abcnews.al