“Tri skenarë për planin kombëtar të vaksinimit”, Manastirliu: Kemi doza për 800 mijë qytetarë

schedule11:48 - 11 Mars, 2021

schedule 11:48 - 11 Mars, 2021

Ministra e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në komunikimin online për situatën e pandemisë tha se aktualisht vendi ka doza për 800 mijë qytetarë, ndërsa shtoi se vijojnë negociatat për të pasur kontrata të tjera në mënyrë që të realizohet vaksinimi për të gjithë qytetarët.

“Kemi tre skenarë për planin kombëtar të vaksinimit. Jemi besimplotë që vaksinimi do të realizohet siç e kemi parashikuar. Aktualisht kemi doza për 800 mijë qytetarë.  Jemi në negociata për të pasur kontrata të tjera në mënyrë që të kemi një mbulim për të gjithë qytetarët.  Shumë shpejt besoj se do të kemi informacion për kontrata të tjera që vaksinimi të vijojë. Nuk duhet të harrojmë se ne po përfundojnë vaksinimin e mjekëve dhe stafeve spitalore në vendet ton, ndërsa nesër presim dozat e Astra Znece nesër. Ndërkohë 68 mijë doza të Astra Zenecas do të vijnë në muajin prill. Brenda pranverës, do të intesifikojmë vaksinimin, por nëse krahasohemi me rajonin jemi në vendin dytë pas Serbisë. Synojmë që të kemi vaksinim të popullatës që të çlirojmë dhe turizmin, kjo falë përpjekjeve dhe negociatave që ne kemi bërë”, tha Manastirliu.

Ndërkohë Mira Rakacolli gjatë fjalës së saj në konferencën online tha se masat aktuale do të qëndrojnë edhe për dy javë, ndërsa më pas do të merret një tjerët vendim në varësi të situatës epidemiologjike.

“Masat që janë propozuar kanë dhënë efikasitetin e tyre dhe në të vazhdojmë edhe për një periudhë dyjavore po në këtë stad. Duhet të evitojmë pjesëmarrje në aktivitete me shumë njerëz në mënyrë që treguesit në analizat e tjera t’i kemi më të lehtësuara”, u shpreh ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!