Tri mënyra të thjeshta që një fëmijë të mësojë drejtshkrimin

schedule16:28 - 4 Tetor, 2020

schedule 16:28 - 4 Tetor, 2020

E vërteta është se sot shumica e fëmijëve, kanë vështirësi në drejtshkrim. Ballafaqimi me celularët dhe tabletët nuk i ndihmon aspak, pasi fëmijët nuk kanë shumë mundësi të praktikojnë dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre të të shkruarit.

Pra, shumë prindër po pyesin se si të përmirësojnë aftësitë e të shkruarit të fëmijës së tyre.

E vërteta është se duhet kohë për të zhvilluar aftësitë e të shkruarit por ka mënyra për ta ndihmuar fëmijën tuaj të shkruajë në mënyrë korrekte dhe pa gabime drejtshkrimore.

Leximi

Leximi i rregullt është një hap drejt shkrimit më të mirë dhe i ndihmon fëmijët të zhvillojnë aftësitë e të shkruarit. Ndihmon në zgjerimin e fjalorit të fëmijëve dhe u tregon mënyra të ndryshme të përdorimit të fjalëve. Kjo gjithashtu e bën më të lehtë për ata që të përdorin këto fjalë në shkrimet e tyre.

Lojëra argëtuese

Luaj lojëra dhe angazhohu në aktivitete që inkurajojnë të shkruarit. Fjalëkryqet dhe lojërat me fjalë janë perfekte për të gjithë.

Tregime

Një mënyrë argëtuese për të përmirësuar aftësitë krijuese të fëmijëve për të shkruar është t’u kërkosh atyre të shkruajnë tregime të shkurtra. Pritini figurat nga një revistë me karaktere ose vendndodhje të ndryshme ose shkruani fjalë të ndryshme. Vendosini në një enë ose ngjitini në letra që do të përdoren si udhëzime për të shkruar një histori unike. l.k/abcnews.al