Tri javë para fundit të kampionatit dhe pranë rënies nga kategoria, Erzeni shkarkon trajnerin

schedule12:00 - 19 Maj, 2023

schedule 12:00 - 19 Maj, 2023

Xhevahir Kapllani nuk do të jetë më trajneri i Erzenit.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi shijakas me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke larguar kështu trajnerin e tyre tre javë përpara fundit të kampionatit.

Kapllani e nisi mjaft mirë me Erzenin kampionatin si një surprizë këtë sezon dhe madje duke luftuar për kupat e Europës, por rezultatet e fundit zhgënjyese kanë bërë që shijakasit tashmë ta gjejnë veten në luftën për mbijetesë dhe duket se drejtuesit kërkojnë të gjejnë një zgjidhje për të mbijetuar.

Erzeni aktualisht ndodhet në vendin e tetë, në zonën e kuqe kur rrezikon të bie nga kategoria. Në 33 ndeshje të luajtura deri më tani, Erzeni ka grumbulluar 36 pikë./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!