David Trezeguet kritikoi francezët për kritikat e Lionel Messit.
“Franca nuk i ka kuptuar kurrë personalitetet, në këtë rast Lionel Messin, dhe statusin që ai i dha kampionatit, më pak i dukshëm në sfondin e Premierligës, La Ligës, Serisë A dhe madje edhe Bundesligës.
Franca nuk e ka vlerësuar kurrë talentin. Unë mendoj se tani Franca në tërësi është tashmë jashtëzakonisht e pakënaqur me faktin që Messi nuk qëndroi. Të çon në nivelin tjetër në çdo mënyrë: në aspektin futbollistik, në aspektin e imazhit, në aspektin e prestigjit. Në Francë rrallë ka lojtarë të këtij niveli.
Kritikat ishin të ashpra, sidomos nga ish-kolegët e mi të televizionit. Ata kritikuan jo aq shumë Messin, sa botën franceze të futbollit, mes tyre është edhe miku im Thierry Henry”, tha ish-sulmuesi i kombëtares franceze në ESPN. /G.D abcnews.al/