Treni përplas makinën në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur

schedule14:54 - 13 Prill, 2025

schedule 14:54 - 13 Prill, 2025

KOSOVË- Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Jagodë të Klinës në Kosovë.  Një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar si pasojë e goditjes së një makine nga treni.

“Sot rreth orës 12:35 minuta, policia është njoftuar se në fshatin Jagodë-Klinë, treni ka goditur një veturë. Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi në vendin e ngjarjes, gjersa tre të lënduarit e tjerë janë dërguar për ndihmë mjekësore në Emergjencen e Spitalit Rajonal të Pejës”, njofton policia e Kosovës.

Grupi hetimor po kryen verifikimet e duhura për zbardhjen e rrethanave./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!