Treni del nga shinat, tre të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në SHBA

schedule07:53 - 26 Shtator, 2021

schedule 07:53 - 26 Shtator, 2021

Të paktën tre persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur një tren pasagjerësh Amtrak doli nga shinat në shtetin verior dhe qendror të Montana të Shtunën, tha një zyrtar i Zyrës së Sherifit të Qarkut Liberty.

Treni po lidhte Seattle -in me Çikagon dhe mbante 147 pasagjerë dhe 13 anëtarë të ekuipazhit kur pesë lekomotiva dolën nga shinat pranë qytetit të Joplin, Montana, rreth orës 16:00, lolale.

Sipas oficerit të policisë, i cili foli në kushte anonimiteti, pasagjerët të cilët ishin bllokuar në vagonët e dalë nga shinat arritën të dilnin. Numri i të plagosurve nuk është ende i saktë, shtoi ai. Megjithatë, koordinatori i katastrofës dhe shërbimeve të urgjencës në Montana i tha The Neë York Times se të plagosurit ishin “mbi pesëdhjetë”. Ndërkohë, nuk dihen ende shkaqet e aksidentit. g.v/abcnews.al