“Treni bullgar”, shpikje e PD”/ Petraj: Rihapja e kutive nxorri bllof demokratët

schedule18:24 - 11 Qershor, 2025

schedule 18:24 - 11 Qershor, 2025

Avokati Edmond Petraj thotë se treni bullgar është një shpikje e PD, për të justifikuar humbjen e thellë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Petraj u shpreh se rihapja e kutive për rinumërim, nxorri bllof demokratët.

“Treni bullgar është shpikje totalisht e PD, Nuk funksionon. Mënyra sesi është treni bullgar, shumica nuk e kuptojnë. Ata thanë se janë bërë manipulime. Kjo është llogaritje e trenit bullgar, një perosn merrte fletë bosh, e kthente mbrapa. Mendon se kjo gjë është bërë 300 mijë herë? Për mendimin tim, kjo nuk funksionon. Më shumë PD, sesa PS, do dalë që këta kanë rropatur njëti-tjetrin. Më shumë po iu humbet serioziteti pretendimeve, zgjedhjet patën problematika, por pse nuk thonë që ishte humbje masive? Këta e dinin që do humbnin, ishin inekzistentë. Në shumicën e qarqeve kanë humbur aq shumë, saqë nuk i justifikon dot.”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!