Trendi i ri i festimeve të ditëlindjeve/ 18-vjeçarja tregon si krijoi nismën e veçantë bashkë me nënën e saj

schedule09:27 - 22 Prill, 2024

schedule 09:27 - 22 Prill, 2024

Alnesa Leka është e reja shqiptare që së bashku me nënën e saj janë bërë viral me biznesin e tyre të tortave.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar si lindi ky biznes, i cili ka kërkesa të panumërta çdo ditë.

Alnesa ka thënë ndër të tjera se e veçanta e tortave është mbushja komplet me akullore, jo vetëm bukë dhe krem si në përgjithësi.

“Unë këto torta i bëj me mamin. Ajo ka 16 vite eksperiencë në Greqi dhe kur u kthyem në Shqipëri filloi të punonte në një pastiçeri dhe më merrte gjithmonë me vete. Unë isha 13 vjeç dhe kështu kam mësuar.

Ne punojmë vetëm me porosi nëpër rrjetet sociale dhe kështu u bën viral. Mbushja është komplet akullore, jo vetëm bukë dhe krem. Kanë pak çmim pasi procesi i punës është i gjatë dhe ka shumë përbërës”, u shpreh ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!