Trendi i pantallonave do të dominojë këtë verë

schedule17:06 - 1 Qershor, 2021

schedule 17:06 - 1 Qershor, 2021

Me ardhjen e verës, përpiqemi të adaptojmë dhe trendet më të mëdha të këtij sezoni. Pantallonat janë prej vitesh zgjedhja jonë e preferuar dimër-verë, pasi janë të rehatshme dhe të lehta për t’u kombinuar. Këtë vit VIP-at kanë përqafuar trendin e pantallonave me lidhëse.

Këto lloje kanë bërë një rikthim dinamik nga vitet 2000. Paris Hilton dhe Christina Aguilera i vishnin si askush tjetër dhe ishin ikonat e modës të asaj kohe. Kim Kardashian ishte ajo që riktheu trendin e pantallonave të lidhura kur u shfaq me pantallona lëkure të zeza Dolce & Gabbana.

kendall

Pak më vonë, Bella Hadid zgjodhi krijimin e Charlotte Knowles për një pamje që mahniti sytë. Nga ana tjetër, dhe Dua Lipa ka adoptuar trendin më të ri kur u shfaq me një palë pantallona rozë kombinuar me një këmishë me kuadrata jeshilë dhe të bardhë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!