Gjatë pandemisë të gjithë filluan të gatuajnë, të vishnin pizhame gjatë punës në shtëpi, të bënin kokteje në Zoom etj. Këto tendenca shkojnë e vijnë, ndërsa vetëm një qëndron: kopshtaria.
Shitësit e luleve kanë raportuar një rritje të kërkesës për fara në krahasim me pranverat e viteve të shkuara, informon abcnews.al.
Baker Creek Seeds me bazë në Misuri u desh të mbyllë faqen e saj tre herë për shkak të kërkesës së madhe. Kompania tha se po shet gjashtë herë më shumë fara krahasuar me sezonet e tjera.

Një studim i konsumatorëve nga Grupi Freedonia zbuloi se 1/4 e të anketuarve filluan kopshtarinë për shkak të pandemisë. Vala e kopshtarëve të rinj ka çuar në rritjen e shitjeve me pakicë në industrinë e kopshtarisë, ndërsa llojet e tjera të mallrave të konsumit, si veshjet dhe mobiliet e shtëpisë, panë rënie gjatë pandemisë, informon abcnews.al.
Sipas një sondazhi nga Axiom Marketing, gjysma e të anketuarve që merreshin me kopshtari thanë se e bëjnë atë për të lehtësuar stresin e të mos pasurit mundësi të dalin në ambiente të jashtme për shkak të pandemisë. Por, tashmë që masat janë herë të shtrënguara e herë të lehtësuara, njerëzit po vazhdojnë me kopshtarinë po me të njëjtin ritëm, madje edhe më shumë në 2021./The Guardian,e.b-abcnews.al

