Shumë fjalë për Memphis Depay. Sulmuesi i përfundon kontrata më 30 qershor me Lyon dhe Barcelona që prej janarit e ka në listën e objektivave.
Një ditë më parë mediat në Spanjë e bënin të sigurt kalimin e sulmuesit te katalanasit, por frika e një skenari si me Georginio Wijnaldum është e pranishme.
Mundo Deportivo raporton se Juventusi i ka bërë një ofertë më të mirë holandezit. Bardhezinjtë i ofrojnë 3 milion euro më shumë në sezon dhe Depay me siguri do të duhet të mendohet mirë.
Te Barcelona e provuan në kurriz me Ëijnaldum, pasi ua mori PSG në momentet e fundit me një ofertë shumë më të mirë.
Katalanasit deri më tani kanë bërë vetëm dy afrime zyrtare, Sergio Aguero dhe Eric Garcia që u larguan me parametra zero nga Manchester City. /abcnews.al