Frenkie De Jong është kthyer në një telenovelë. Holandezi është një objektiv i Manchester United dhe anglezët kanë rënë dakord me Barcelonën për ta transferuar për 65 milionë euro.
Momentalisht bisedimet kanë ngecur te pjesa e bonuseve, që janë 20 milionë euro. Struktura e tyre mbetet për t’u përcaktuar, ndërkohë që United nuk ka biseduar ende me De Jong për pjesën e kontratës.
Mesfushori dëshiron që të vazhdojë të qëndrojë te Barcelona, që i ka kërkuar holandezit të ulë pagën. Kjo kërkesë nuk u ka pëlqyer agjentëve të tij. / abcnews.al