Leku vazhdon të rrëzojë të gjitha valutat.
Prurjet e mëdha në euro kanë zhvlerësuar sërish monedhën europiane që ka zbritur sot sipas kursit të bankës qendrore në 101 lekë, niveli më i ulët i shënuar ndonjëherë.
Me këtë trend shumë shpejt duket se 1 euro do të këmbehet për 1 lekë në tregun e këmbimit valutor.
Edhe dollari është në rënie të lirë duke humbur sërish pikë ndaj lekut në mesjavë.
Monedha ka prekur sot një tjetër nivel të ulët dhe këmbehet për 89.9 lekë. Edhe valutat e tjera po kanë ndjekur të njëjtin trend zhvlerësimi.