Tregu i banesave/ Subashi: Qëndrueshmëria e çmimeve do të vazhdojë. Turizmi, ndikim në interesin e të huajve për të investuar në vend

schedule14:22 - 6 Dhjetor, 2024

schedule 14:22 - 6 Dhjetor, 2024

Eksperti për pronat e paluajtshme, Fjordi Subashi thotë se nga numri i lartë i turistëve është shtuar edhe interesi për të blerë pasuri të paluajtshme në Shqipëri. Për “Money Report”, ai tha:

“Jemi më të lirët në rajon për vijën bregdetare dhe për taksat gjithashtu. Kemi disa favore më shumë në krahasim me tregun në rajon. Ka pasur marketim goxha për Shqipërinë dhe janë orientuar shumë, kryesisht janë italianë, anglezë, ukrainas, çekë, polakë dhe norvegjezë.”, tha eksperti.

Ai thotë se procesi i rivlerësimit që pritej të niste këtë vit, ka ndikuar në stabilitetin e tregut.

“Gjatë këtij viti nuk është se kemi pasur rritje çmimesh. Kemi pasur stabilitet sa i përket shitjeve ka ndikuar rivlerësimi, bllokimi dhe tani kemi pak rreth një muaj që kemi marrë informacioni nga ministri i financave që s’do të dalë rivlerësimi për këtë vit. Dhe nga momenti që u dha ky lajm për pjesën e mospritjes për një rivlerësim, klientët që kishin emergjencë për të shitur pronë ose blerë morën një vendim për të realizuar një transaksion, shitje dhe blerje pronash”, u shpreh Subashi.

Sipas tij, qëndrueshmëria e çmimeve në treg do të vazhdojë.

“Do të vazhdojë pjesa e qëndrueshmëriss së çmimeve në treg. Nuk mendoj se do kemi ulje, ndoshta një rritje minimale por jo me vlera siç kemi pasur në 2021-2023. Besoj se do të shkojmë drejt një stabilizimi të tregut. Pati edhe faktorë që ndikuan se u rritën lëndët e para.”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!