Tregtonte naftë “hajdutçe” nga shtëpia në Kashar, policia i sekuestron 2.500 litra karburant

schedule15:45 - 24 Shkurt, 2022

schedule 15:45 - 24 Shkurt, 2022

Një qytetar nga Kashari i Tiranës ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka tregtuar karburant në banesën e tij në mënyrë të paligjshme.

Policia bën me dije se në shtëpinë e të arrestuarit janë gjetur dhe sekuestruar 2500 litra naftë dhe një pompë karburanti.

“Gjatë kontrollit në banesën e tij u konstatua një ambient i përshtatur për vendosjen e një pompe karburanti dhe dy depozitave metalike, të cilat ishin të mbushura me 2500 litra naftë, që dyshohet se është kontrabandë, duke shmangur detyrimet doganore”, njofton policia.

I arrestuari është identifikuar me inicialet  Xh. Ll., banues në Kashar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!