Tregtimi i paligjshëm i kafshëve ekzotike, tigra luanë shiten deri në 25 mijë euro

schedule15:54 - 24 Mars, 2024

schedule 15:54 - 24 Mars, 2024

Mbajtja e kafshëve ekzotike në shtëpi duket se është kthyer në trend në Shqipëri. Tigra e luanë shihen të shiten deri edhe në 25 mijë euro. Por tregtimi i tyre në vendin tonë është I ndaluar me ligj. Veterinerët thonë se mbajtja e tyre si kafshë shtëpiake është me rrezik, ato mund të merren ne administrim për tu mbajtur ne kopshte zoologjike, me leje të posaçme nga Ministria e Bujqësisë.

Tregtimi i paligjshëm i kafshëve shtëpiake

Në rrjetet sociale ka adresa të ndryshme të cilët reklamojnë këlyshë tigri apo luani, paralelisht me një jetë luksoze. Por në legjislacionin shqiptar mbaja apo tregtimi i këtyre kafshëve është i ndaluar me ligj, dhe në dyqanet e posaçme nuk është e lejuar.

Natyrshëm lind pyetja se si këto kafshë ekzotike bien në duart e personave të cilët i blejnë për 15-25 mijë euro. Një nga mundësitë janë faqe të ndryshme anonime të cilat i shesin online me një çmim fiktiv. Por sipas burimeve ka dyqane të caktuara kafshësh, në të cilat mund te blihen edhe kafshe si tigra e luanë, pavarësisht se kjo është në kundërshtim me ligjin.

Sipas mjekëve veterinere, mbajtja e këtyre kafshëve në një vend si Shqipëria përveç kostove të larta, pengohet edhe nga të tjerë faktorë

Megjithatë mjekët pohojnë se në raste të caktuara, këto kafshë mund të merren ne administrim për tu mbajtur ne kopshte zoologjike, me leje të posaçme nga Ministria e Bujqësisë.

Njerëz që marrin  kafshë ekzotike për ti mbajtur ne kushte shtëpie, ne jo pak raste mund t’i braktisin ato apo mund te mos jene ne gjendje për të vazhduar përkujdesjen për to. Dhe kjo përben rrezikun me te madh për vazhdimësinë e jetës se këtyre kafshëve që kërkojnë kushte dhe trajtim special.

Ndërkaq jo pak njerëz kërkojnë të tjera kafshe ekzotike, si Iguanat, gjarpërinjtë, kameleonët, Tarantulat. Ato janë ligjërisht te lejuara, dhe së  fundmi janë kthyer në trendin më të ri të kafshëve shtëpiake.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!