Tregtia e lirë në “Ballkanin e hapur”, ekspertet: Duhen 5 kushte që efektet të jenë pozitive për vendin

schedule19:21 - 31 Korrik, 2021

schedule 19:21 - 31 Korrik, 2021

Ndërsa tre liderët, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç e Zoran Zaev, në Shkup, i dhanë shumë rëndësi, iniciativës së tyre për një “Ballkan të Hapur”, në kuadër të një marrëveshje për tregtisë e lirë, ekspertët e ekonomisë e tregtisë, janë skeptikë sa i përket mënyrës se si do të zbatohen ato nga tre vendet.

Drejtori i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi thotë se dy vendet fqinje, kryesisht Serbia, kanë një avantazh konkurrencial jo të rregullt, për shkak të politikave proteksioniste të produkteve të tyre të origjinës.

Kjo sipas tij mund të vendosë në pozita të vështira prodhuesit shqiptarë.

“Produktet e mbrojtura në vendet e tyre të origjinës, në Serbi apo në Maqedoninë e Veriut, natyrshëm që kanë një influencë, kanë një avantazh konkurrencial jo të rregullt, jo normal, të krijuar nga qeveria e tyre, dhe ky avantazh konkurrencial duhet të mbesë brenda kufijve të tyre, nuk duhet të transportohen në kufijtë e Shqipërisë, dhe të vendosë në pozitë të vështirë prodhuesit shqiptarë përmes mbrojtjes që produkti i tyre konkurrues ka në vendin e origjinës,” shprehet Zusi.

Që efektet e kësaj marrëveshjeje të kenë efekt pozitiv edhe në Shqipëri, Zusi i rekomandon qeverisë t’i shoqërojë ato me 5 kushte të domosdoshme.

  1. Reciproriteti për produktet duke importuar gjithçka që lejohet të eksportohet
  2. Taksë doganore për produktet e subvencionuara në shtetet e origjinës në masën e subvencionit.
  3. Kuota me bazë mujore për produkte që janë sezonale në vendin tonë që të mbrojmë prodhuesin dhe fermerin.
  4. Mbrojtjen e produkteve sensitive dhe në periudha sensitive për të eliminuar problemet sociale dhe mjedisore.

 “Nëse ne kësaj marrëveshje do ti bashkëngjisim këto 5 kushte, jam i bindur se në harkun  e disa viteve, vendi më i fituar në këtë iniciativë do të jetë Shqipëria. Por nëse ne bëjmë gabim që të lëmë pa përfshirë në marrëveshje qoftë edhe njërin nga këto kushte kam bindjen e plotë se nuk do jetë e largët dita kur ne do të kërkojmë të tërhiqemi nga kjo marrëveshje, pasi bizneset shqiptare do të ndjehen në vështirësi përballë bizneseve dhe produkteve nga këto vende të rajonit.” /abcnews.al/