Tregtari rus i armëve, i liruar në një shkëmbim të të burgosurve me basketbollisten amerikane, Brittney Griner, i është bashkuar Partisë ultranacionaliste Liberale Demokratike (LDPR) besnike ndaj Kremlinit, sipas mediave të huaja.
“Dua të falënderoj Viktor Anatolievich (Bout) për vendimin që ka marrë dhe ta mirëpres atë në radhët e partisë më të mirë politike në Rusia e sotme”, tha në një video të postuar në Telegram, kreu i LDPR Leonid Slutsky.
Partia Liberal Demokratike (LDPR) që nga themelimi i saj në vitin 1991, ka mbështetur një ideologji të vijës së ashpër dhe ultranacionaliste, duke kërkuar nga Rusia të ripushtojë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.
/abcnews.al