Nga Ledjona Xheladinaj
Mes baltës dhe pellgjeve të mbushura me ujë, ekspozohen dhe tregtohen prodhimet në tregun e fruta-perimeve në qytetin e Korçës.
Bashkia qëndron indiferente për mungesën e këtij investimi. Reshjet e shiut ditët e fundit kanë përkeqësuar më shumë gjendjen në këtë treg.
Pavarësisht pasigurisë shumë qytetarë janë të detyruar të bëjnë pazar në të tilla kushte.
“Epo tani është gjynah ky popull. S’është normale. Bashkia mburret me pedonalen, ne kemi bërë çudira”.
Tregtarët thonë se paguajnë rregullisht çdo muaj taksat bashkisë, por këta të fundit nuk janë dukur në treg prej vitesh.
“Kjo situatë është prej shumë kohësh. E nuk vë dorë bashkia. Kemi bërë lutje, ata as nuk na qasin”. /Abcnews.al