Tregoi më shumë se ç’duhet në dasmën e shoqes, Kendall Jenner “kryqëzohet” në rrjet

schedule16:31 - 15 Nëntor, 2021

schedule 16:31 - 15 Nëntor, 2021

Kendall Jenner është përballur sërish me kritika, kësaj here për veshjen që zgjodhi në dasmën e shoqes së saj. Modelja 26 vjeçare mori pjesë në dasmën e mikeshës Lauren Perez me disa personazhe të tjerë të famshëm, duke përfshirë Bella Hadid dhe Hailey Bieber.

Jenner kishte veshur një fustan nga Mônot me prerje trekëndore në pjesën e sipërme, duke ekspozuar më shumë se ç’duhet. Përdoruesit e mediave sociale janë të mendimit se në fakt veshja e saj është e papërshtatshme për një dasmë.

Kendall Jenner, Hailey Bieber, and Bella Hadid Show You How to Be the Most Risqué Wedding Guests | Vogue

“Unë e dua Kendall. Por, a është ajo e dashuruar me dhëndrin apo diçka tjetër?”, shkroi një person në Instagram. “Ajo duket e mrekullueshme!. Por për dasmë? Jo!!!! Patjetër jooo.”, shkroi një tjetër. “Është thjesht një mungesë respekti për nusen!”, shkroi një tjetër ndjekës.

Kendall Jenner Goes OVERBOARD . . . Wears A Str*pper Dress To Friend's Wedding!! – Breaking News Today

/abcnews.al