“Tregohu burrë dhe nisu për Siri!”, postimi i Under tërbon romanistët

schedule17:02 - 11 Tetor, 2019

schedule 17:02 - 11 Tetor, 2019

Një postim i Cengiz Under në rrjetet sociale ka sjellë tërbimin e tifozëve. Sulmuesi i Romës ka nxjerrë një foto me fanellën verdhekuqe mbi supe, teksa bën një përshëndetje ushtarake gjatë festimit të një goli. Flamujt turq nuk mungojnë në postim dhe gjithçka lidhet me ofensivën e Turqisë në veriun e Sirisë.

22-vjeçari është pozicionuar në këtë mënyrë pro ndërhyrjes ushtarake të shtetit të tij në Sirinë kaotike. Turqia vazhdon prej vitesh luftën me grupimet ushtarake kurde dhe kësaj radhe është hedhur në sulm frontal.

Kaq ka mjaftuar që të vërshojnë kritikat kundër sulmuesit të Romës. Shumë kurdë dhe tifozë verdhekuq kanë shpërthyer kundër këtij postimi të Under.

Turp të kesh, tregohu burrë dhe ik ti në Siri. Romë, detyrojeni ta fshijë këtë postim”, shkruan një tifoz, ndërsa një tjetër tregohet edhe më i ashpër: “Hiqe atë bluzë, nuk e meriton ta mbash veshur”.

Nuk mendoni se ka ardhur momenti për të limituar përdorimin e rrjeteve sociale për një futbollist? Është e papranueshme diçka e tillë”, vazhdojnë komentet e tifozëve, totalisht të zhgënjyer nga postimi i sulmuesit turk. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!