Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Pas uljeve të normave të interesit dhe blerjes së vrullshme të obligacioneve nga banka qendrore në fillim të vitit 2020, investitorët menduan se stimuli i bankës qendrore do të zgjaste përgjithmonë. Megjithatë, sot, ndërsa investitorët kanë rënë dakort se ka ardhur fundi i epokës së parasë së lehtë, ata besojnë se kjo mund të jetë arsyeja që qëndron pas rënies së tregjeve financiare.
Tregjet tani presin që normat e interesit të rriten katër herë më shumë se në vitin 2022, ndërsa Fed po lufton inflacionin që ka shkaktuar rritjen e çmimeve të konsumit në 7%, një nivel që as nuk imagjinohej një vit më parë, raporton abcnews.al
Më 26 janar, Fed konfirmoi se do t’i jepte fund programit të blerjes së bonove dhe sinjalizoi se ndoshta do të rriste së shpejti normat e intereist. Ky ndryshim i ashpër është më i rëndësishmi nga të gjitha ndryshimet që bankat qendrore të botës kanë marrë gjatë muajve të fundit.
Pasi arriti një nivel të lartë marramendës prej gati 40 herë më shumë fitime në fund të vitit, indeksi s&p 500( indeksi i tregjeve) ra me 9% në janar (tregjet në Europë dhe Azi gjithashtu kanë rënë, por me më pak). Paqëndrueshmëria brenda ditës e tregjeve ka qenë po aq e habitshme, duke reflektuar luftën e investitorëve.
Ndërsa normat e interesit ranë gjatë pandemisë, vlera e këstit të shlyerjeve u rrit. Rritja e tyre nxiti tregun amerikan të aksioneve. Megjithatë, kohët e fundit, normat reale të interesit afatgjatë janë rritur në pritje të shtrëngimit monetar. Kthimi ka qenë dramatik për stoqet më spekulative dhe instrumentet e reja si kriptovalutat.
Efekti i normave më të larta në ekonominë reale është më i ngadaltë dhe më i vështirë për t’u parashikuar. Paratë e lehta i kanë lejuar kompanitë të mbledhin shuma të mëdha kapitali gjatë vitit 2021, një bum që nuk do të përsëritet, raporton abcnews.al
Firmat në vështirësi kanë përfituar nga kreditë e mbështetura nga qeveria. Raportet e borxhit të qeverisë ndaj PBB-së janë rritur, për shkak të deficiteve të mëdha dhe të qëndrueshme në botën e pasur dhe një kolapsi të rritjes në shumë vende që kanë ekonomi të zhvilluar.
Rritja e borxhit e bën ekonominë botërore më të ndjeshme ndaj ndryshimeve në politikën monetare.
Bankat qendrore duhet të rrisin normat mjaftueshëm për të shtypur inflacionin, por jo aq sa t’i çojnë ekonomitë në recesion ndërsa barra e interesit rritet. Dhe nëse paratë e depozituara në Fed shkaktojnë trazira në tregjet në zhvillim, pasojat mund jenë të dëmshme për ekonominë e Amerikës. Ndërsa synojnë një ulje të inflacionit, bankat qendrore po përballen gjithashtu me ndryshime të mëdha, për shkak të rrezikut të luftës në Ukrainë dhe pasigurive që lidhen me pandeminë, raporton abcnews.al
Ekonomistët po përpiqen të parashikojnë se sa njerëz që u larguan nga fuqia punëtore në vitin 2020 do të rikthehen sërish në punë. Ata po përballen gjithashtu me dyshimet se kur konsumatorët do t’i kthejnë shpenzimet e tyre në shërbime, duke lehtësuar presionin mbi rritjen e çmimeve të mallrave që janë shkaktuar nga zinxhirët e furnizimit të dëmtuar tashmë.
Të dhënat ekonomike janë bërë më të vështira për t’u interpretuar. Nëse shitjet me pakicë bien, për shembull, a reflekton kjo dobësim ekonomik, apo një rikthim në modelet e mëparshme të konsumit?
Pasiguria në lidhje me fuqinë e ekonomisë globale dhe aftësinë e saj për t’i bërë ballë normave më të larta, e kombinuar me frikën e bankave qendrore për inflacionin, do të thotë që tregjet po hyjnë në një fazë të re.
Gjatë pjesës më të madhe të pandemisë, paratë e lehta rriten çmimet e aseteve, edhe pse ekonomia botërore ishte shkatërruar.
/abcnews.al