Eksperti i politikave të qëndrueshme Djego Abedinaj analizoi efektin në ekonomi sa i takon luftës në Izrael dhe Iran. Abedinaj tha se tregu iranian i naftës është i orientuar drejt vendeve të Lindjes së Mesme dhe Kinës. Në raport analogjik me luftën Rusi-Ukrainë, Abedinaj tha se preku në mënyrë të drejtpërdrejtë vendet e BE, ndërsa ky konflikt do të ketë ndikime më të vogla në ekonomi.
“Në rast konfliktesh që kanë ndikim ndërkombëtar, tregjet marrin sinjalin e parë. Ndikimi në tregjet për çmimin e energjisë, naftës dhe gazit ka qenë i prishur. Në ditët e para të këtij tensioni është brenda pritshmërive, ka pasur një luhatje 5-7 për qind.
Në tregun iranian të naftës, vendet e zhvilluara kanë një raport, është i drejtuar në vende si Kina apo të Lindjes së Mesme. Në raport me Ukrainën, ishte një konflikt ku vendet e BE e përjetuan në mënyrë të drejtpërdrejtë, por edhe për shkak të disa faktorëve të tjerë. Irani është në një pozicion tjetër. Në këtë aspekt, ka deri diku disa ngjashmëri, por nga gjasat deri tani nuk besoj se konflikti do të zgjasë në afatgjatë. Konflikti Izrael-Iran ka ndikime më të vogla në ekonomi. Nëse do kemi një periudhë nmë të gjatë të konfliktit, besoj se tregjet do të kenë një ndikim të lehtë.”
/ abcnews.al