Ecuria e ekonomisë shqiptare vlerësohet se ka pasur ritme të kënaqshme në pjesëne parë të vitit por përsëri përballet me një sërë rreziqesh. Sipas Bankës së Shqipërisë ato lidhen me pasigurinë që sjellin zhvillimet gjeopolitike dhe të tregjeve ndërkombëtare, por edhe me ecurinë e inflacionit dhe ndikimin e rreziqeve të tregut. Banka Qendrore thekson se mbetet e rëndësishme që të vijojnë politikat ekonomike që synojnë ruajtjen e stabilitetit makroekonomik.
Gjatë javës së fundit në tregjet ndërkombëtare është konstatuar një rritje e çmimit të naftës e cila ka tejkaluar nivelin 90 dollarë për fuci kjo pasi Arabia Saudite dhe Rusia shkurtuan prodhimin e naftës.Kjo tendencë ka një impact edhe në çmimet e karburanteve në vendin tonë megjithëse ne furnizohemi në bursën plats.
Po ashtu Shqipëria është e ndikuar direkt edhe nga çmimet e produkteve ushqimore në tregjet ndërkombëtare.Ukraina është një ndër furnizuesit kryesor të botës me drith apo vajra dhe aktualisht nuk ka një marrëveshje për eksportin e tyre.
Në një analizë të zhvillimeve ekonomike Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë thekson se rritja ekonomike u ndikua nga ecuria e mirë e konsumit dhe e investimeve, dhe vecanërisht nga përmirësimet e bilancit të pagesave. Rritja ekonomike u shoqërua me ulje të papunësisë dhe rritje të punësimit e të pagave
Pavarësisht rritjes së normave të interesit në nivelin më të lartët në dekadat e fundit rezulton se depozitat dhe kreditë vijuan të rriten edhe pse ritmet e rritjes ishin më të ulëta se në periudhat e mëparshme, duke reflektuar ndikimin e kursit të këmbimit të lekut.