Me 79 vota kundër, mazhoranca rrëzoi këtë të enjte, kërkesën e opozitës për shkarkimin e Niko Peleshit nga posti i kryetarit të Kuvendit. Në procesin e votimit morën pjesë 6 demokratë, Tedi Blushi i PL dhe Redi Muci I Lëvizjes Bashkë ndërsa votat pro shkarkimit të Peleshit ishin 10.
Dy vota kundër kanë ardhur nga PS ose PSD, por duke u nisur nga raportet e tensionuara personale Peleshi – Doshi, me gjase pro kanë votuar deputetët e PSD, një vendimarrje më shumë personale sesa krisje politike, duke marrë në konsideratë edhe fshehtësinë por edhe rezultatin e parashikuar të votimit.
Në seancë PS dhe PD lexuan dy raporte te ndryshme. Opozita pretendoi se Peleshi ka kryer shkelje gjate drejtimit te seancave duke i pamundesuar debatit parlamentar por mazhoranca i rikujtoi se kush e krijon kaosin ne séance plenare.
“Zoti Peleshi në këtë muaj e gjysmë në këtë funksion nuk ka qenë garant i barazisë parlamentare, siç duhet të jetë sapo të marrë detyrën, por zgjatimi i vullnetit të kryeministrit, ka legjitimuar praktikë të rrezikshme, përjashtimin e opozitës nga debate parlamentare.”
“Pozicioni i tij i vështirë kur kaosi mbizotëron mbi rendin, ka ndërprerë seancën, por nuk i atribuohet asnjë shkelje e karakterit kushtetues por ka mbrojtur rendin kushtetues.”
Ndërsa Peleshi foli me shifra per kohen që opozita ka marrë gjatë seancave plenare.
“Mazhoranca ka folur 291 minuta kundrejt 439 minutave të opozitës, pra 60% të kohës e ka patur opozita. Shkaku që na sjell në këtë procedurë është frymë antagoniste dhe përçarëse nga e cila nuk heqim dot dorë”.
Edhe pse prej javës u investuan në kërkesën e tyre për shkarkimin e Peleshit, demokratët nuk morën pjesë të gjithë në votim. Mungesën e tyre e justifikoi Sali Berisha pas përfundimit të seancës.
“Aty janë dy raporte, hidhen dy raportet dhe pastaj bëhet votimi. Këta nuk njohin rregullore, këta njohin vetëm urdhra që marrin dhe pastaj bëjnë të paditurin.”/abcnews.al

