Ministria e shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 450 teste prej të cilave 11 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Numri i rasteve të reja në Maqedoninë e Veriut ka rënë në mënyrë drastike krahasuar me ditët e mëparshme.
Ndërkohë Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 95 pacientë të shëruar.
Betejën me Covid-19 e kanë humbur 3 pacientë. Një pacientë i moshës 51 vjeçe nga Gostivari, një nga Prilepi i moshës 65 vjeçare dhe një paciente nga Vinica e moshës 78 vjeçe. /abcnews.al

