Tre persona kanë humbur jetën dhe 257 të tjerë janë konfirmuar të infektuar me Covid gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Në orët e fundit bëhet me dije se nga 2.840 testime, 257 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Në raportin e ministrisë së Shëndetësisë theksohet se janë shëruar 593 qytetarë, duke e çuar në 219 502 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.809.730 doza të vaksinës. Ndërkohë në total janë 3057 raste aktive./abcnews.al