Tre persona kanë vdekur në Bali, pas tërmetit prej 4.8 shkallësh që goditi ishullin e largët indonezian këtë të shtunë.
Si pasojë e tërmetit janë dëmtuar ndërtesa si dhe kanë mbetur njerëz nën rrënoja. Përpjekjet e kërkimit shpëtimit janë duke vazhduar në Karangasem, ku njerëzit kanë mbetur të ngujuar nën rrënojat e një ndërtese. Nuk dihet shtatë persona janë të lënduar seriozisht dhe një ka vdekur, shkruan CNN.
Dridhja e tokës i dëmtoi ndërtesat në distriktet Karangasem dhe Bangli, në pjesën lindore të ishullit, thuhet në deklaratën e Agjencisë Rajonale për Menaxhimin e Fatkeqësive.