Autoritetet shëndetësore në Serbi kanë raportuar 170 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 norëve të fundit.
Gjithashtu është raportuar se tre persona nuk kanë mundur të mbijetojnë duke humbur jetën për shkak të virusit.
Deri në ora 3 pasdite, gjithsej 862.729 persona që plotësuan kriteret për përcaktimin e rasteve u testuan për coronavirusin.
Ndryshe, deri më tani janë regjistruar gjithsej 30.548 raste të të infektuarve me virus, përkatësisht përqindja e të infektuarve është 1.96.


