Tre të lënduar, sherr me grushte dhe gurë në Ksamil, njëri niset me helikopter drejt Tiranës

schedule15:30 - 7 Qershor, 2022

schedule 15:30 - 7 Qershor, 2022

Tre persona mbetën të lënduar gjatë një sherri të madh që ndodhi mesditën e sotme në Ksamil. Burime bëjnë me dije se ata janë pjestarë të familjes Ahmeti në Ksamil dhe janë konfliktuar me një grup tjetër personash. Mësohet se familja Ahmeti është konfliktuar me një tjetër familje fqinjë me ta pas një debati verbal mes tyre. 

Mësohet se të lënduar kanë mbetur Tiku Ahmeti, Luli Ahmeti dhe Flamur Ahmeti pas një sherri me grushte dhe sende të forta në Ksamil.

Njëri prej tyre, pikërisht Luli Ahmeti është nisur me helikopter drejt Tiranës pasi ka marrë plagë më të rënda, ndërkohë që dy të tjerët janë duke u trajtuar në spitalin e Sarandës. Tiku Ahmeti, i cili ushtron një aktivitet biznesi në zonë ka thyrje të kockave në trup, kurse Flamuri ka dëmtime më të lehta.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar për shkaqet e konfliktit si edhe ndalimin e personave të përfshirë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!