Coronavirusi prek edhe Barcelonën dhe këtë herë është një zyrtar i lartë, Jordi Cardoner. Zëvendëspresidenti i katalanasve ka dalë pozitive me COVIC-19 dhe tashmë shkon në tre numri i të prekurve në klubin spanjoll.
Ramon Canal dhe Josep Antoni Gutierrez, janë të infektuarit e parë te Barcelona dhe gjendja e tyre është e mirë. I pari është drejtor i shërbimeve mjekësore në klubin e La Liga, kurse tjetri është mjeku përgjegjës për ekipin e parë të hendbollit.
Lajmi që Cardoner ka dalë pozitiv raportohet nga Metropoli Abierta, ndërkohë që Mundo Deportivo shkruan se nuk ka pasur komplikime dhe shërimi i tij vijon në mënyrë të kënaqshme.
Gjatë kësaj periudhe ai ka vijuar punën, duke u përfshirë në diskutimet e brendshme të klubit për uljen e pagave dhe masat e tjera që duhen marrë për të dalë nga kriza e krijuar nga pandemia. /abcnews.al