Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tre te arrestuar për vdekjen e shqiptarit në shtyllën e tensionit në Greqi

schedule12:04 - 2 Prill, 2021

schedule 12:04 - 2 Prill, 2021

Ditën e djeshme, në zonën e Eretria-s Greqi, ka ndodhur një ngjarje tragjike, ku kanë humbur jetën 3 elektricistë nga goditja elektrike. Mes tyre ishte dhe një shqiptar. Shqiptari, i identifikuar si Aleks Bruka, ishte nga Rrësheni dhe baba i tre fëmijëve.

Një ditë pas ngjarjes është bërë arrestimi i tre personave që janë dërguar në Prokurori. Të arrestuar janë përgjegjësi, inxhinieri përgjegjësi i projektit dhe mbikëqyrësi i punëve. Ata po përballen me akuzën e vrasjes nga pakujdesia. Megjithatë, hetimi për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes vijon ende.

Kujtojmë së nga ngjarja e ndodhur dje, pati edhe një të plagosur i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!