Vijon të rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Vlorë. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid tre raste të reja.
Burime për Abc News bëjnë me dije se rastet e reja më Covid, janë dy pensionistë, ndërsa akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me rastin tjetër. Sipas informacioneve rasti i tretë nuk dihet nga e ka marrë infeksionin.
Ndërkohë në vendin tonë këtë të martë janë konfirmuar pozitivë me Covid 117 raste të reja, duke e çuar në 4997 numrin e përgjithshëm të të infektuarve mes të cilëve 148 kanë humbur jetën. /abcnews.al

