Tre punët që do të jenë më të kërkuara në vitin 2024

schedule09:00 - 29 Janar, 2024

schedule 09:00 - 29 Janar, 2024

Inteligjenca artificiale, qëndrueshmëria dhe siguria kibernetike janë gjithnjë e më të kërkuara, sipas raportit të fundit të LinkedIn mbi perspektivat e tregut të punës për vitin 2024.

Tregu i punës po kalon një transformim të përshpejtuar në Evropë dhe konkurrenca për vende pune u dyfishua vitin e kaluar. Po shfaqen pozicione të reja që nuk kanë ekzistuar në 20 vitet e fundit, ka treguar hulumtimi i LinkedIn.

Kur bëhet fjalë për vitin në vazhdim, pozicionet me rritje më të shpejtë lidhen me qëndrueshmërinë, inteligjencën artificiale dhe zhvillimin e biznesit, parashikon kjo platformë e specializuar në rekrutimin.

LinkedIn kreu hulumtimin duke ekzaminuar miliona vende pune të nisura nga anëtarët e tij midis 1 janarit 2019 dhe 31 korrikut 2023, për të llogaritur normat e rritjes për çdo pozicion.

Është treguar se dy të tretat (67 për qind) e profesionistëve në Evropë po mendojnë për ndryshimin e vendeve të punës këtë vit, edhe pse konkurrenca në treg është në rritje.

Si pasojë, disa nga pozicionet e kërkuara për vitin 2024 do të jenë: Menaxher i Sigurisë, Inxhinier i Inteligjencës Artificiale dhe Analist i Sigurisë Kibernetike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!