Kanë arritur në pikën kufitare në Merdare, tre policët e rrëmbyer nga Serbia.
Ata janë liruar sot nga Gjykata e Kralevës. Tre policët po përcillen nga automjetet e Policisë së Kosovës.
Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u kidnapuan më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.
Përndryshe, askush nga institucionet nuk ka dalë që t’i presin policët e rrëmbyer, përveç zëdhënësit të PK-së, Baki Kelani.
/KosovaPress/