Tre persona janë shpallur zyrtarisht në kërkim nga policia e Vlorës, për sa i përket vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhajt, në lagjen “Hajro Çakërri” më 27 Prill.
AbcNews mëson se të gjithë të shpallurit në kërkim janë jashtë vendit.
Bëhet fjalë për një shtetas rumun që dyshohet të jetë në rolin e ekzekutorit, si dhe dy shtetats shqiptarë që ka dyshime të forta që kanë marrë pjesë dhe kanë organizuar këtë ekzekutim. Sipas policisë zyrtarisht në kërkim është shpallur Alesio Dobrozi. AbcNeës mëson se ai ndodhet në Dubai. Ky i fundit njihet si miku i ngushtë i Roan Brahimit që u vra në Athinë kohë më parë. Emri i Alesio Dobrozit, është i njohur për poicinë shqiptare. Në vitin 2021 Alesio Dobrozi bashkë me Ramazan Rrajën dhe Roan Brahimin hynë në një lokal të armatosur në Lezhë.
Ndërkohë për sa i përket shtetasit Rumun të shpallur në këkrim, dyshohet se ka kaluar diten e ngjarjes nga Qafë Boti.
I vetmi i arrestuar për këtë ngjarje është Erils Mehmetaj I cili dyshohet se ka siguruar një makinë tip “Range Rover”, për autorët.
Pista kryesore, ku po hetohet wshtw ajo e vrasjes pwr pwrplasjet mes bandave,, pasi dyshohet se Renato Hoxhaj, ka pasur informacione pwr disa ngjarje kriminale.
/abcnews.al

