Tre persona po trajtohen në QKUK me dyshimet për koronavirus, mes tyre një kinez

schedule11:26 - 26 Shkurt, 2020

schedule 11:26 - 26 Shkurt, 2020

Vijojnë të konstatohen raste të dyahsuara me koronavirus në Kosovë. Këtë të mërkurë bëhet me dije se në Klinikën Infektive në QKUK, janë shtruar tre persona mes të cilëve një shtetas kinez.

Mediat vendase raportojnë se pacienti nuk ka simptoma të theksuara të sëmundjes që ka origjinën nga vendi i tij Kina, por pas dyshimeve dhe shqetësimeve që ka pasur është paraqitur në Klinikën Infektive.

Mjekët janë duke observuar gjendjen e tij dhe deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim nëse është prekur nga koronavirusi. Shtetasi kinez është 28-vjeçar dhe i janë marr mostrat për analiza. Përveç tij janë edhe dy kosovarë që do të testohen për koronavirus të cilët janë të kthyer nga Italia.

“Një shtetas kinez 28-vjeçar, një femër 27-vjeçare studente në afërsi të Romës në Piaqenza dhe një burrë 39-vjeçar i punësuar në Milano, u janë marr mostrat dhe pritet rezultati i analizave”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Ndërkohë deri më tani fatmirësisht rastet e dyshuara kanë rezultuar negativ dhe janë liruar nga spitali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!