Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tre persona humbin jetën në 24 orë nga Covid në Kosovë, rritet numri i të infektuarve

schedule15:33 - 3 Tetor, 2020

schedule 15:33 - 3 Tetor, 2020

Tre persona kanë humbur jetën dhe 53 raste të reja janë konfirmuar pozitive me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë nga 544 testime, pozitiv me Covid kanë rezultuar 53 persona.

Sipas IKSHPK, numri total i rasteve pozitive është 15.758 raste nga 69.652 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630  persona kanë humbur jetën deri më tani.



Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 56 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.341.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!