Dhunohet shefi i policisë së Bulqizës, shpallen në kërkim tre persona

schedule11:43 - 21 Korrik, 2023

schedule 11:43 - 21 Korrik, 2023

Tre persona janë shpallur në kërkim pasi kanë sulmuar shefin e policisë bashkiake të Bulqizës. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, ku pasi janë konfliktuar kanë goditur me grushte për shkak të detyrës 35 vjeçarin. Bëhet fjalë për një 45 vjeçar dhe dy të rinj, 18 dhe 25 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Goditën me grushte, për shkak të detyrës, shefin e Policisë Bashkiake Bulqizë, Policia identifikon dhe shpall në kërkim 3 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt mes disa shtetasve, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit F. T., 45 vjeç, D. T., 18 vjeç dhe E. K., 25 vjeç, të tre banues në Bulqizë.

Këta 3 shtetas, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte, për shkak të detyrës, shtetasin E. L., 35 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë shef i Policisë Bashkiake Bulqizë.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!