Hansi Flick ka vendosur të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit, ndërsa tifozët e kampionëve të Gjermanisë i kërkojnë klubit që ta konfirmojë në stol dhe të pengojë largimin e tij drejt kombëtares gjermane.
Ndërkohë, drejtuesit e rekordmenëve të Gjermanisë kanë konfirmuar Hasan Salihamidzic në postin e drejtorit sportiv. Ky i fundit ka pasur përplasje me trajnerin Flick. Gjithçka filloi me merkaton e verës së kaluar sipas Sport Bild.
Flick kërkoi afrimin e Mario Goetze, Timo Werner dhe Benjamin Henrichs, të cilët i kontaktoi personalisht dhe i bindi të pranonin transferimin në Mynih. Akordet ishin gati, por Salihamidzic nuk siguroi shërbimet e asnjërit prej tyre.
I pari kaloi te PSV, i dyti në Londër te Chelsea dhe i fundit nën urdhrat e Nagelsmann te Leipzig. Po te Bayerni? Salihamidzic përforcoi skuadrën me Bouna Sarr, Marc Roca dhe Douglas Costa, lojtarë që nuk kanë lënë asnjë shenjë. /abcnews.al